Një burrë nga Karolina e Veriut, i dënuar gabimisht për vrasje dhe i burgosur për 26 vjet, i është dhënë falje e plotë nga guvernatori.
Dontae Sharpe kishte luftuar për të provuar pafajësinë e tij që nga arrestimi i tij në vitin 1994. Ai doli nga burgu në gusht të vitit 2019, shkruan BBC, transmeton portal arbresh.info
“Emri i familjes sime është pastruar,” u tha ai gazetarëve të premten.
Lajmi vjen pas një dokumentari të BBC-së mbi dështimin e drejtësisë në rastin e tij.
Guvernatori Roy Cooper tha në një deklaratë duke shpallur faljen se ai e kishte shqyrtuar me kujdes rastin dhe ata që janë dënuar gabimisht si Sharpe “meritojnë që kjo padrejtësi të njihet plotësisht dhe publikisht”.
Me faljen e plotë, Sharpe do të mund të paraqesë një kërkesë për dëmshpërblim nga shteti.
“Liria ime ende nuk është e plotë për sa kohë ka njerëz që janë gabimisht në burg, të dënuar gabimisht dhe njerëz që presin falje”, tha ai.
“Unë kam qenë atje dhe e di se sa njerëz të pafajshëm janë aty, të cilët e dinë se sistemi ynë është i korruptuar dhe duhet ndryshuar”, shtoi ai.
Sharpe u dënua me një akuzë për vrasje të shkallës së parë për vrasjen e George Radcliffe. Muaj pas gjyqit, një dëshmitare okulare adoleshente e shtetit hoqi dorë nga dëshmia e saj.
U deshën mbi dy dekada që ai të shfajsohej dhe të lirohej nga burgu./arbresh.info/
Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, b...
Numërohen 99% e votave – VV e para me 49.39%
Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij : Takim i shkëlqyer...
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...