Rrjeti i njohur social, Twitter thuhet se e ka pezulluar mundësinë e regjistrimit të përdoruesve të numrave të telefonit të operatorëve të Kosovës.
Kjo fillimisht është vënë re nga përdoruesit shqiptarë të Twitterit, të cilët kanë njoftuar se “Twitteri e ka hequr Kosovën si shtet dhe prefiksin e Kosovës +383”.

Kosova nuk gjendet as në listën e shteteve gjatë regjistrimit në opsionet për ta ndërruar numrin e telefonit në llogarinë e përdoruesve.
Pronari i Twitterit, miliarderi Elon Musk gjatë një debati virtual me këshilltarin e Presidencës ukrainase, Mykhailo Podolyak në tetor e pati dhënë një propozim për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Ai sugjeronte që rajonet e aneksuara të Ukrainës nga Rusia të vendosnin vetë për fatin e tyre përmes votimit, nën mbikëqyrjen e OKB-së. /arbresh.info/
Besnik Tahiri për seancën për presidentin: Shkelje e rëndë, ...
UEFA vendos masa strikte për Kompanyn i cili është i suspend...
KDI: Zgjedhja e Presidentit pa kuorumin e nevojshëm cenon dr...
Nuk ka president as sonte, seanca vazhdon nesër
Zemaj: Ky është puç kushtetues
Pavarësisht kuorumit, nis votimi për president