Turqia ka dërguar njësi të forcave special të policisë në rajonin verior të Sirisë, Afrin, në pritje të një faze të re të fushatës së saj kundër milicive kurde.
Turqia ka deklaruar se armëpushimi i mbështetur nga OKB nuk ndikon aspak në operacionin e saj ushtarak në Afrin, transmeton portali arbresh.info
Njësitë e forcave special kaluan nga territori sirian nga provincat jugore turke të Kilis dhe Hatay, shkruajnë mediat lokale.
“Vendosja e forcave special është pjesë e përgatitjes për një luftë të re që po afrohet”, tha zv.kryeministri, Bekir Bozdak për Turkish NTV.
“Lufta do të zhvendoset në vende ku ka civilë, pasi zona (e luftimeve) ngushtohet”, tha ai, duke shtuar se njësitë e forcave special kanë përvojë në luftimin e militantëve në zonat e banuara.
Turqia filloi ofensivën e quajtur “dega e ullirit” në Afrin më 20 janar./arbresh.info/
Yamal merr çmimin e lojtarit më të mirë në La Liga
Ukraina godet anije mallrash dhe pranon shpërthimin e dronit...
Presidenti i Libanit kritikon Iranin: Po e përdorni vendin t...
BE: Shqipëria anëtarësohet pas Malit të Zi / Liderët europia...
QKMK: Rikthehet normaliteti në pikën kufitare Hani i Elezit–...
Rama në Vlorë: Projekti në Zvërnec do të bëhet