Turqia ka thënë se ka zënë motrën e liderit tashmë të vdekur të grupit militant, Shteti Islamik (IS), Abu Bakr al-Baghdadi në veri të Sirisë.
Agjencitë e lajmeve, Reuters dhe AP kanë cituar një zyrtar të ketë thënë se Rasmiya Awad, 65-vjeçare, burri dhe gruaja e djalit të saj janë ndaluar më 4 nëntor.
Ky zyrtar, që ka folur në kushte anonimiteti, ka thënë se të tre personat kanë qenë të shoqëruar nga pesë fëmijë afër një qyteze të kontrolluar nga Turqia në veriperëndim të Sirisë.
I njëjti zyrtar e ka konsideruar arrestimin “minierë ari” duke shpresuar se personeli i inteligjencës do të mbledhë informacione nga motra e Baghdadit për punën e IS-it.
Pas vdekjes së Baghdadit muajin e kaluar, një person me emër Abu Ibrahim al-Hashemi al-Qurayshi është emëruar lider i grupit ekstremist më 31 tetor.
Baghdadi, i cili ka udhëhequr militantët e grupit Shteti Islamik nga viti 2014, ka vdekur më 26 tetor gjatë një bastisjeje të forcave speciale amerikane në veriperëndim të Sirisë.
Pavarësisht pse ky grup tani ka humbur kontrollin e pjesës më të madhe të territorit që dikur ka zotëruar në Siri dhe Irak, Shteti Islamik vazhdon të përbëjë kërcënim për sigurinë. /Rel/
Trafiku Urban falas për qytetarët më 17 shkurt
ZPS: Mbrojtja i ka paraqitur klientët e tyre me qëllime të m...
Shaquan Jules, MVP i javës së 20-të
Presidenti Begaj sot e nesër qëndron për vizitë zyrtare në K...
Votohet në parim buxheti për vitin 2026, leximi i dytë më 20...
Kryeministri Kurti e pret Ramën me ceremoni solemne në Qever...