Zëvëndës kryeministri i Turqisë thotë se agjencia e inteligjencës ka marrë një lajm ‘serioz’ në të cilin thuhet se kleriku më bazë në SHBA që kërkohet nga Turqia është duke planifikuar që të ikë në Kanada.
Numan Kurtulmus para gazetarëve tha se Turqia është në njohuri që Fethullah Gulen ka blerë ‘toka dhe ferma’ në Kanada, ndërsa ka shtuar se qeveria turke e ka ndarë këtë informacion me Ministrinë e Drejtësisë në Shtetet e Bashkuara, transmeton portali arbresh.info.
Turqia e akuzon Gulenin për orkestrimin e përpjekjes së grusht shtetit të dështuar në korrik të vitit të kaluar dhe kërkon ekstradimin e tij. Turqia gjithashtu ka kërkuar që kleriku të merret në paraburgim.
“Ne shpresojmë se (Shtetet e Bashkuara) do ta konsiderojnë këtë çështje seriozisht”, tha Kurtulmus.
Gulen ka mohuar të gjitha akuzat që i janë drejtuar nga autoritetet turke./Arbresh.info
Hamza: Në zgjedhje po shkojmë shkaku i Kurtit, s’pati vullne...
Abdixhiku: Me Vjosa Osmanin kemi pasur dallime gjatë këtyre ...
Buxheti i komunave në duar të përmbaruesve
Aksident mes dy veturave në rrugën Prishtinë–Podujevë, lëndo...
Mbyllet 1-1 pjesa e parë e finales Ferizaj-Dukagjini
Nëna e heroit Mentor Krasniqi emocionon Bedri Hamzën në Suha...