Turqia thirri një diplomat grek për të protestuar pasi një peshkatar turk u plagos nga roja bregdetare greke në detin Egje, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas burimeve diplomatike turke, një shtetas turk ka mbetur i plagosur mbrëmë vonë pasi roja bregdetare greke ka qëlluar ndaj dy anijeve turke të peshkimit “Baba Oğul” dhe “Esila Liya”.
Njëra prej anijeve është dëmtuar, ndërsa ka mbetur i plagosur një peshkatar në “Baba Oğul”.
Ministria e Jashtme e Turqisë thirri këshilltarin e ambasadës greke në Ankara dhe protestoi kundër “përdorimit joproporcional të forcës ndaj peshkatarëve turq”.
Ministria gjithashtu dërgoi një notë diplomatike në Athinë lidhur me incidentin.
Burimet thonë se Ankaraja zyrtare paralajmëroi kundër përsëritjes së ndërhyrjeve dhe ngacmimeve kundër anijeve të peshkimit me flamur turk, duke thënë se këto veprime shkelin lirinë e lundrimit në detin Egje.
Më herët gjatë ditës, Komanda e Rojës Bregdetare të Turqisë konfirmoi se një marinar në njërën nga dy anijet turke u plagos lehtë në këmbë ndërsa peshkonte mes ishullit grek të Chios (Sakız) dhe rrethit Karaburun të provincës së Izmirit në Turqinë perëndimore.
“Të qëlluarit mbi peshkatarët e pambrojtur nga elementë grekë është e papranueshme, është një krim kundër njerëzimit”, thuhet në një deklaratë.
Dukagjini shënon fitore në frymën e fundit ndaj Gjilanit
Drenica fiton ndaj kampiones në fuqi Dritës, dhe largohet ng...
Malisheva shënon fitore të madhe në luftën për Evropë, ngec ...
Tragjedia e shqiptares që shokoi Greqinë, 28 minutat që e çu...
Alban Skenderaj po vjen me albumin “Rrënjët”, 8 këngë dhe 8 ...
Luhet për titullin e Premier League/ Man City – Arsenal, pub...