Ankaraja ka tërhequr kërkesen e saj përmes së cilës ka kërkuar nga Berlini informacion për rreth 700 kompani gjermane të dyshuara për mbështetjen e terrorizmit, tha një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme në Gjermani.
Turqia tha se kërkesa u paraqit për shkak të një ‘problemi të komunikimit’, transmeton portali arbresh.info
Ministri i brendshëm i Turqisë tha se homologu i tij gjerman gjatë një bisede telefonike, ka sqaruar se lista ka rrjedhut për shkak të një ‘problemi komunikues’, tha zëdhënsi i Ministrisë së brendhsme në Gjermani, Tobias Platë.
“Ministri i brendshëm turk theksoi se nuk ka kërkuar hetime të firmave gjermane nga autoritetet turke në Turqi ose Gjermani”, citohet të ketë thënë Plate.
Raportet në ‘listën e zezë’ dolën e javën e kaluar, ndërsa Presidenti Recep Tayyip Erdogan i ka hedhur poshtë akuzat.
“Nuk ka asnjë hetim për kompanitë gjermane, të gjitha janë gënjeshta. Miq gjermanë, dua të kujtoj juve dhe botës, se ju nuk mund ta ndytëni Turqinë. Ju kurrë nuk mund të na trembni me gjëra të tillë”, ka thënë Erdogan, duke i bërë thirrje Gjermanisë ‘të mbledh vetën’.
Të gjitha këto deklarata vijnë në mes të tensioneve në rritje mes Berlinit dhe Ankarasë, menjëherë pas burgosjes së aktivistit gjerman, Peter Steudtner.
Berlini e ka dënuar arrestimin e Steudtner dhe ka kërkuar lirimin e tij.
Gjermania gjithashtu ka paralajmëruar qytetarët e saj që të mos udhëtojnë drejt Turqisë, për shkaqe sigurie./Arbresh.info
Jude Bellingham humb disa përballje të rëndësishme pas lëndi...
Arrestohet grupi pas sulmeve në aeroportin e Damaskut, armët...
Takim sekret në Pentagon, SHBA-të dhe Izraeli përballë Irani...
Bora dhe ngricat, Komuna e Prishtinës: Ekipet janë në terren...
Juventusi fiton me rezultat të thellë në udhëtim tek Parma
Atentat në Lezhë, i riu qëllohet me breshëri plumbash brenda...