Turqia është duke u përballur me pikun e dytë të pandemisë me coronavirus për shkak të “pakujdesisë” në dasma dhe organizime tjera, ka thënë ministri turk i Shëndetëisë, Fahrettin Koca, ndërkohë që po shënohet një numër në rritje i rasteve të të infektuarve dhe të vdekurve me këtë virus.
Duke folur pas takimit që ka pasur me ekipin e tij për koronaviurs, Koca ka thënë se kryeqyteti, Ankaraja, ka regjistruar rritjen më të madhe të shifrave të infektimit në ditët e fundit.
Ai ka shtuar se 29,855 punëtorë shëndetësorë kanë qenë në kontakt me virusin deri më tani, derisa prej tyre 52 kanë vdekur.
“Shpërthimi është duke vazhduar. Virusi është duke u përhapur te më shumë njerëz çdo ditë. Numri ynë i testeve po rritet çdo ditë, numri i pacientëve të rinj nuk po bie”, ka thënë Koca, percjell gazeta express.
Numri i personave të prekur nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi, është rritur për 1,596 në 24 orë, duke e çuar shifrën totale të të infektuarve në 273,301 në Turqi.
Numri total i viktimave me koronavirus në këtë shtet është 6,462.
Tërmet me magnitudë 6.2 në jug të Italisë, epiqendra në Kala...
Costa sot në Shqipëri, nesër në Kosovë
BE miraton ligjin më të rreptë të migracionit ndonjëherë, çf...
Parashikimi i motit për këtë të martë në Shqipëri
Hamza mban konferencë për media sot
Të paktën pesë persona u vranë në sulmet ruse në Ukrainë