Qeveria turke ka shkarkuar nga puna gati 4 mijë zyrtarë të tjerë publikë, mbi dyshimet për pjesëmarrje në grusht shtetin e vitit të kaluar.
Në pezullimin e fundit janë përfshirë 1 mijë punonjës të Ministrisë së Drejtësisë, një numër i ngjajshëm i stafit të ushtrisë dhe më shumë se 100 pilotë të forcave ajrore, thanë zyrtarët, transmeton portali arbresh.info.
Në një dekret të veçantë, Turqia ndaluar disa shfaqje televizive dhe ka bllokuar qasjen në encikloedinë online, Wikipedia.
Shkarkimet e fundit pasojnë pezullimin e më shumë se 9,000 oficerëve të policisë dhe arrestimin e 1,000 të tjerëve të mërkurën e kaluar, me dyshimin për lidhje me klerikun amerikan Fethullah Gulen./Arbresh.info
Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot për shpalljen e Iranit sht...
Trump: Dua të shtyj udhëtimin në Kinë, për shkak të luftës m...
Joseph e quan situatën në Kosovë “katastrofë”, kritikon Kurt...
Reshje shiu dhe ulje temperaturash të martën
Jetëgjatësia më e lartë në jug të Shqipërisë, gratë jetojnë ...
Ilir Krasniqi rikthehet në stërvitje, pritet të jetë gati pë...