Zyrtarët turq kanë thënë se Turqia do të zhvillojë operacion ushtarak në pjesën verilindore të Sirisë, pasi i akuzoi Shtetet e Bashkuara se nuk kanë bërë veprime të mjaftueshme për t’i larguar luftëtarët kurdë nga kufiri mes dy vendeve.
Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan, ka thënë se ky operacion do të zhvillohet nga ajri dhe nëpër tokë në lindje të lumit Eufrat dhe ai mund të fillojë në çdo moment.
Në anën tjetër, Forcat Demokratike Siriane, të cilat udhëhiqen nga grupet kurde, kanë thënë se dëshirojnë stabilitet në rajon, por janë zotuar se do të kundërpërgjigjen ndaj çfarëdo sulmi.
“Ne nuk do të ngurrojmë që të përgjigjemi ndaj sulmeve të mundshme të Turqisë dhe situata mund të shndërrohet në luftë të hapur përgjatë tërë kufirit për ta mbrojtur veten dhe popullin tonë”, tha zëdhënësi i Forcave Demokratike Siriane, Mustafa Bali.
Turqia i ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për shkak të ndihmës së dhënë ndaj militantëve kurdë. Dy shtetet kanë mosmarrëveshje lidhur me atë se deri në cilën pjesë duhet të kenë kontroll kurdët.
Megjithatë, presidenti turk tha se vendi i tij ka për qëllim ta furnizojë lindjen e Eufratit me fontana të paqes, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.
Sindikatat e RTK-së paralajmërojnë protesta për pagën e papa...
Costa: KE ka propozuar mbylljen e tre kapitujve negociues me...
Protesta kundër projektit në Zvërnec vazhdon për të gjashtën...
Roberta Metsola: Procesi i zgjerimit të BE-së po bëhet reali...
ATK mbledh mbi 517 milionë euro tatime në pesë muaj
PZAP gjobit Listën Serbe me 2 mijë euro për shkelje të kodit...