Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) me operacionet “Kthetra” që vazhdojnë në veri të Irakut kanë neutralizuar deri më tani 320 terroristë të PKK-së.
Në një deklaratë nga Ministria turke e Mbrojtjes thuhet se kanë përfunduar aktivitetet e kërkim-kontrollit në operacionin “Kthetra-Tigër” në veri të Irakut.
TSK ka neutralizuar 320 terroristë të PKK-së me operacionet “Kthetra” që kanë filluar më 16 qershor në rajonin Haftanin dhe të cilat vazhdojnë me sukses ashtu sikurse janë planifikuar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Më tej thuhet se heronjtë komando kanë bërë që organziata terroriste PKK të pësojë humbje të mëdha me operacionet e kryera nga ajri dhe toka. Gjithashtu komandot kanë kryer edhe aktivitete intensive të kërkim-kontrollit në rajonin e operacionit.
Komandot të cilët kanë hyrë në çdo bunker, strehimore dhe shpellë të organizatës terroriste kanë përfunduar me sukses aktivitetet e kërkim-kontrollit në të gjithë rajonin e operacionit. Në kuadër të kësaj në rajonin Haftanin janë shkatërruar një nga një 269 strehimore dhe 53 shpella si dhe armët dhe municionet e konfiskuara.
Gjatë operacioneve të kërkim-kontrollit në rajon janë shkatërruar pas konfiskimit 265 shpërthyes artizanal (EYP), 11 mina, 10 raketahedhëse RPG-7, 125 bomba dore, një dron, 26 armë të rënda, 4 murtaja, 143 armë të lehta, 27.693 municione të armëve, 22.331 municione të armëve të rënda, 8 raketa anti-tank AT-4, 244 predha topi/murtaje, 238 municione për raketahedhës, 4 veshje për t’u fsheshur nga kamerat termale, 6 radio marrëse dhe shumë pajisje të tjera jetësore.
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...
Dëmtimi i varrezës së Astrit Deharit, policia jep detaje