Një sulm ajror turk vrau të paktën tre persona dhe plagosi të disa të tjerë të shtunën në një kamp për të zhvendosurit në pjesën veriore të Irakut, tha Rashad Kelani, i partisë së Bashkimit Patriotik të Kurdistanit.
Sulmi ndaj kampit, ku strehohen mijëra refugjatë kurdë nga Turqia, vjen tre ditë pasi Presidenti turk Tayyip Erdogan paralajmëroi Irakun se Turqia do të “spastronte” një kamp refugjatësh, për të cilin tha se ofronte strehë të sigurtë për militantët kurdë.
Një zyrtar irakian i sigurisë, i cili foli në kushte anonimiteti, konfirmoi se sulmi ajror kishte shkaktuar të vrarë dhe të plagosur në kamp, por nuk dha detaje. Forcat turke kanë shtuar sulmet ndaj bazave të Partisë Punëtore të Kurdistanit (PKK), parti e nxjerrë jashtë ligji në Turqi. Sulmet gjatë vitit të kaluar në territorin irakian u përqendruan kryesisht në një rrip deri 30 kilometra brenda territorit irakian.
Presidenti Turk tha të enjten se kampi Makhmour, rreth 180 kilometra nga kufiri me Turqinë ku strehohen mijëra regfugjatë turq prej më sumë se 20 vitesh, ishte “inkubator” për militatët dhe se duhej marrë në shqyrtim. Kampi u krijua në vitet 1990-të kur mijëra kurdë nga Turqia kaluan kufirin në një lëvizje që Ankaraja thotë se u provokua qëllimisht nga PKK.
PKK-ja është përcaktuar organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Që nga viti 1984 PKK ka zhvilluar një betejë kryengritëse në pjesën juglindore të Turqisë, me popullsi kryesisht kurde. Më shumë se 40 mijë njerëz javë vrarë në konflikt./tch/
Sulmi kibernetik lë jashtë funksionit shërbimin postar të Fr...
Besa Famgas, kampione vjeshtore në Superligën e Kosovës
Rusia përshkallëzon sulmet ndaj rajonit kyç të Ukrainës, Ode...
Neymar operohet me sukses, synimi i tij i vetëm është pjesëm...
Aksident me vdekje në Tepelenë-Memaliaj, humb jetën 45-vjeça...
Durmishi: Rrugët në brezin kufitar po rrisin sigurinë dhe zh...