Ministri i jashtëm turk Mevlut Cavusoglu ka kritikuar Dhomën e Përfaqësuesve pas votimit në favor të rezolutës ku njihej vrasja masive e armenëve një shekull më parë si gjenocid.
Ai e ka quajtur këtë votim si të pavlefshëm dhe pa forcë ligjore, transmeton portali arbresh.info.
Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së votoi 405-11 në favor të një rezolute që njeh vrasjet masive të armenëve një shekull më parë si një gjenocid, një votim simbolik, por historik që ka të ngjarë të ndezë tensione me Turqinë.
Në një cicërimë, Cavusoglu tha që Turqia kishte prishur një “lojë të madhe” me ofensivën e saj në Sirinë verilindore dhe se masa nga Dhoma kishte për qëllim hakmarrjen për operacionin.
“Ata, projektet e të cilëve ishin të irrituar kthehen në rezolutat e vjetra. Qarqet që besojnë se do të hakmerren në këtë mënyrë, gabohen. Ky vendim i turpshëm i atyre që shfrytëzojnë historinë në politikë është i pavlefshëm për qeverinë dhe njerëzit tanë”, tha Cavusoglu në Twitter./arbresh.info/
Memli Krasniqi viziton Kadri Veselin: Pavarësisht zvarritjev...
Rama nesër prezanton Prishtinën në “Expo AI 2026” në Washing...
Përvjetori i lindjes së Skënderbeut: Ceremoni në Lezhë e Kru...
Xhensila Myrtezaj ndan pamje nga xhirimet e klipit të ri
Kina bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Iran në p...
Falsifikuan dokumentet për të marrë një pronë 26 vjet më par...