Turqia ka reaguar ndaj planit të Izraelit për të marrë kontrollin e qytetit të Gazës, duke kërkuar ndalimin e menjëhershëm të operacioneve ushtarake dhe arritjen e një armëpushimi.
Në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme turke thuhet se Izraeli duhet të heqë dorë nga planet e tij për luftë dhe të angazhohet në negociata për një zgjidhje me dy shtete.
Sipas Turqisë, vazhdimi i luftës përbën një kërcënim serioz për sigurinë globale.
Ankaraja i ka bërë thirrje gjithashtu bashkësisë ndërkombëtare dhe Këshillit të Sigurimit të OKB-së që të ndërhyjnë për të ndalur zbatimin e planit të ri izraelit.
GO+ Peja largon tre lojtarë
Çmimi i arit dhe argjendit ka rënë ndjeshëm, nga erdhi kjo r...
Skijimi jashtë pistave në Brezovicë shkakton ortek bore, lën...
Tentim-vrasja te “Kodra e Trimave”, një i mitur me lëndime t...
IKD liston vendimet urgjente në Kuvend janë buxheti e marrëv...
E dërguara amerikane arrin në Venezuelë për të rihapur misio...