Turqia gradualisht do të lehtësojë kufizimet kundër përhapjes së koronavirusit të ri (COVID-19) pas festës së Bajramit, ndërsa rastet e reja me koronavirus dhe vdekjet vazhdojnë të bien në të gjithë vendin, tha presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, raporton Anadolu Agency (AA).
“Shpresojmë, duke vendosur pandeminë nën kontroll, ne do të ndërmarrim hapa normalizimi në një mënyrë të kontrolluar pas Bajramit”, tha presidenti Erdoğan në një video-mesazh me rastin e festës së muslimanëve të Fitër Bajramit që do të fillojë të enjten.
Erdoğan tha se “ditët e mira janë përpara edhe pse po kalojmë një festë të hidhur për shkak të problemeve të shkaktuara nga pandemia”.
Ai rikujtoi se Bajramin e kaluar, Turqia kishte shpresuar të kapërcente pandeminë e COVID-19, por valët e reja në të gjithë botën në muajt në vijim ndikuan edhe në vend.
Presidenti turk shtoi se kufizimet u bënë të domosdoshme me rritjen e niveleve të rasteve dhe vdekjeve, pasi vendi është nën bllokim të plotë deri në fund të festës së Bajramit, deri më 17 maj.
Fier: U fut për të vjedhur, hajni gjendet i vdekur brenda sh...
Serbia promovon kriminelët e luftës – reagon OVL e UÇK-së: H...
Selin: E kam ëndërr që të dal fituese e Big Brother
Policia shqipton mbi dy mijë gjoba trafiku brenda 24 orëve t...
Serbia promovon kriminelet e luftës, ngjall reagime për revi...
MPB konfirmon rastin për tentim të djegies së një sinagoge n...