Pasagjerët e linjave ajrore në Turqi të cilët zgjidhin rripat e sigurisë ose zënë korridorin përpara se aeroplani të jetë ndalur plotësisht, do të përballen me gjoba sipas rregullave të reja të lëshuara nga autoriteti i aviacionit.
Rregullat e reja, që synojnë të forcojnë sigurinë dhe të sigurojnë zbritje të rregullt, hynë në fuqi në fillim të muajit. Ato erdhën pas ankesave të pasagjerëve për shkelje të sigurisë pas aterrimit, sipas Drejtorisë së Aviacionit Civil të Turqisë.
Nuk është e pazakontë në Turqi që pasagjerët të çohen në këmbë ose të lëvizin nëpër kabinë sapo që aeroplani aterron, shpesh duke krijuar kaos gjatë zbritjes së tyre, raportoi AP.
Sipas rregullave të reja, pasagjerët do të paralajmërohen se në rast shkeljeje ata do të gjobiten.
Pasagjerëve do t’u kërkohet të presin që ata që janë në fillim të zbresin fillimisht.
Rregullorja nuk tregon se sa do të jetë gjoba, por mediat turke kanë raportuar se ato mund të jenë deri në 70 dollarë.
Rritjet e sheqerit pas ushqimit: A është uthulla e mollës nj...
Britania nuk i jep leje SHBA-ve për përdorimin e bazave usht...
Miell i skaduar prej prillit të kaluar, AKU e bllokon pas si...
Ekstradohen nga Gjermania në Kosovë, dy të kërkuar me letër ...
Parashikimi i motit për të premten
Drita e pafat, mposhtet në frymën e fundit nga Celje