Turqia ka thënë se do të blejë 20 milionë doza të vaksinës së kompanisë kineze “Sinovac Biotech” kundër koronavirusit.
Qeveria turke është gjithashtu në bisedime për blerjen e vaksinës së kompanive “Pfizer” dhe “BionTech”, bëri të ditur ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, gjatë raportimin në kuvend.
“Ne do të mund të marrim së paku dhjetë milionë doza të vaksinës kineze në dhjetor. Duam që ta rrisim numrin. Po kaq do të jenë në janar, gjithashtu”, tha ky ministër.
“Kjo shifër lehtësisht mund të dyfishohet, ndoshta. Një kontratë do të nënshkruhet për këtë brenda një ose dy ditëve”, tha ministri Koca gjatë prezantimit të buxhetit të Ministrisë së Shëndetësisë në kuvend.
Ndryshe, Gazeta Express të mërkurën raportoi se kjo vaksinë ka treguar rezultate të mira në fazën e mesme të testimit, ku thuhet se ka shkaktuar reagim të shpejtë imunitar në rreth 700 persona.
‘‘E goditëm dikë’’, Tragjedi në aeroportin e Denver në SHBA:...
Mbi 28 mijë kërkesa për regjistrim për zgjedhjet e 7 qershor...
Pakënaqësitë me çmimet, Muja takon qumështarët: Prioritet i ...
Aktakuzë në mungesë ndaj 21 personave për krime lufte, cakto...
Kongresi i Bashkimit të VLEN në një parti, Kurti dhe Mickosk...
Osmani reagon me video: Qytetarët folën me një zë për ‘kthim...