Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis të premten shkëmbyen ngushëllime për jetët e humbura nga tërmeti i fuqishëm që goditi vendet e tyre, transmeton Anadolu Agency (AA).
Presidenti Erdoğan i tha kryeministrit grek se Turqia është e gatshme t’i siguronte ndihmë Greqisë nëse ishte e nevojshme.
Nga ana tjetër, kryeministrit grek Mitsotakis në Twitter u shpreh se “sapo telefonova presidentin Erdoğan për të shprehur ngushëllimet e mia për humbjen tragjike të jetëve nga tërmeti që goditi të dy vendet tona”.
“Pavarësisht ndryshimeve tona, këto janë raste kur popujt tanë duhet të qëndrojnë së bashku”, shtoi Mitsotakis.
Tërmeti shkaktoi dëme edhe në ishullin grek të Samos, ku raportohet se kanë humbur jetën dy fëmijë.
Rei Manaj transferohet në kampionatin arab, firmos kontratën...
Lirimi i hapësirave publike në Fushë Kosovë, rrëzohet një ob...
Zëvendësministri i Drejtësisë fyen rëndë Musliun: “Çapaçule”...
Ferizaj përballet me zjarre, thirrje për ndërgjegjësim dhe p...
Tifozat Kuq e Zi reagojnë pas dënimit të madh ndaj FSHF-së p...
Gjermania do garanci nga SHBA-ja përpara se t’i dërgojë rake...