Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis të premten shkëmbyen ngushëllime për jetët e humbura nga tërmeti i fuqishëm që goditi vendet e tyre, transmeton Anadolu Agency (AA).
Presidenti Erdoğan i tha kryeministrit grek se Turqia është e gatshme t’i siguronte ndihmë Greqisë nëse ishte e nevojshme.
Nga ana tjetër, kryeministrit grek Mitsotakis në Twitter u shpreh se “sapo telefonova presidentin Erdoğan për të shprehur ngushëllimet e mia për humbjen tragjike të jetëve nga tërmeti që goditi të dy vendet tona”.
“Pavarësisht ndryshimeve tona, këto janë raste kur popujt tanë duhet të qëndrojnë së bashku”, shtoi Mitsotakis.
Tërmeti shkaktoi dëme edhe në ishullin grek të Samos, ku raportohet se kanë humbur jetën dy fëmijë.
Plenkoviq: Kroacia nuk do t’i bashkohet në këtë moment “Bord...
Tensionet gjeopolitike rrisin çmimet e naftës
Begaj: Viti 2026, moment kyç për konsolidimin institucional ...
Kolumbi, zhduket avioni me 15 persona në bord
Armend Agolli thotë se ai dhe tre delegatë tjerë u përjashtu...
Premton rikthimin e të larguarve nga LDK-ja, Hoti: Mund t’i ...