Ndërkohë që Greqia përpiqet të gjejë më shumë aleatë duke patur në krah presidentin e Francës, Turqia ka forcuar pozicionet e saj në terren duke njoftuar dërgimin e anijeve ushtarake në brigjet e Qipros dhe Rodosit.
Mediat greke njoftojnë sefundmi se marina turke ka njoftuar një stërvitje të gjerë ushtarake në brigjet e Qipros.
Gjatë stërvitjes do të përdoret zjarr i vërtetë, gjë për të cilën turqit kanë paralajmëruar të gjitha anijet që lundrojnë në zonën në fjalë.
Krahas kësaj, një numër i madh anijesh ushtarake turke gjenden në jug të Rodosit duke mbështetur anije kërkimore “Oruç Reis”, e cila po kryen kërkime.
NATO i ka kërkuar të dyja vendeve që të gjejnë gjuhën e përbashkët. BE është duke i bërë presion Turqisë që të ulë tensionet, ndërsa NATO është disi më e ekuibruar duke synuar uljen e tensioneve në rajon.
Më herët, kryeministri grek Mitsotakis i kishte kërkuar ndihmë Francës, e cila dërgoi në zonë aeroplanmbajtësen “Charles de Gaulle” dhe disa avionë “Rafale”.
Po ashtu, Greqia synon të blejë 18 avionë të tillë nga Franca në muajt në vijim./Express/
Parashikimi i motit për të martën
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...
Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi debutojnë me Polissya Zhy...
Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur me pasë 6 mijë vota dallim për ...
Danimarka forcon ndjeshëm praninë e saj ushtarake në Grenlan...