Turqia edhe njëherë ka deklaruar se Armenia duhet të ndalojë pushtimin e saj në tokat e Azerbejxhanit dhe të tërheqë ‘mercenarët dhe terroristët’ që solli nga jashtë për destabilitetin në rajonin e Malësisë së Karabakut.
“Armenia duhet të ndalojë menjëherë sulmet e saj, të kthejë pas mercenarët dhe terroristët që solli nga jashtë dhe të tërhiqet nga tokat e Azerbejxhanit”, tha Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar, duke shtuar se një armëpushim është i nevojshëm, shkruan YeniSefek, transmeton portal arbresh.info

Turqia është shprehur hapur se do të përkrahë Azerbejxhanin në përplasen mes dy vendeve, ku më shumë se 20 persona kanë mbetur të vrarë./arbresh.info/
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë