Ministri i Brendshëm turk Suleyman Soylu ka deklaruar se në Turqi vazhdojnë të jetojnë më shumë se 3 milionë refugjatë sirianë, ndërsa ka theksuar se 450 mijë janë kthyer në atdhe.
Duke folur për drejtuesit e autoritetit të emigracionit nga 81 krahina e Turqisë në Ankara, Soylou tha se 4 milionë refugjatë që përbëhen nga 3,069,963 sirianë, 207,000 irakianë dhe 133,000 afganë kanë gjetur strehim në Turqi, shkruan gazeta turke Sabah, transmeton portali arbresh.info
“Që nga fillimi i krizës së refugjatëve, rreth 450,000 sirianë, duke përfshirë 23,215 të ekstraduar nga ne (qeveria turke) për shkak të krimeve të tyre në Turqi janë kthyer në Siri”, tha Soylu.
Sipas tij, numri i sirianë që do të kthehen në atdhe pritet të rritet, përderisa ushtria turke po çliron disa zona të Sirisë./Arbresh.info
Kurti për “Severna Brigada”: Kërcënimet që i bëjnë dëshmia m...
Dhjetë raste të fruthit në Kosovë, rritet interesimi për va...
Profesori Naim Telaku, pjesë e listës së PDK-së për deputetë
Ministri i Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar mbyll vizitën...
Kurti dhe Hetemi diskutojnë dokumentimin e krimeve të kryera...
Sveçla pritet nga homologu turk, kërkon avancim të bashkëpun...