Turqia raportoi 37.674 raste të reja me koronavirus, duke përfshirë 2.715 pacientë simptomatikë, dhe 339 vdekje të tjera, transmeton Anadolu Agency (AA).
Numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në mbi 4,78 milionë, kurse numri i të vdekurve në 39.737, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.
Gjithsej 43.253 pacientë të tjerë kanë fituar betejën e tyre kundër virusit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 4,25 milionë.
Numri i pacientëve me COVID-19 në gjendje kritike qëndron në 3.581, treguan shifrat e fundit.
Mbi 46,99 milionë teste janë bërë në Turqi deri më tani, duke përfshirë 278.108 gjatë ditës së kaluar.
OBSH: Situata me Hantavirusin është serioze, por rreziku për...
KQZ: Mbi 21 mijë aplikime për votim jashtë Kosovës, mijëra e...
Granit Xhaka shpallet lojtari i sezonit te Sunderlandi
Aktakuzë ndaj Bojan Jevtiqit, ish-policit të dyshuar për spi...
Për lëndim të rëndë trupor, Kobra dhe dy të tjerët dënohen v...
Organizata serbe “Severna Brigada” kërcënon Albin Kurtin me ...