Një turist ka vdekur pasi u godit nga një bllok i madh akulli, i cili u shkëput nga një shpellë.
Viktima është nga Brazili, ndërsa ngjarja ka ndodhur në shpellën Jimbo në Argjentinë. Turistët injoruan tabelat paralajmëruese të rrezikut dhe u futën në shpellën e mbuluar nga akulli. Pamjet, e kapura nga një tjetër turist, tregojnë viktimën duke ecur drejt grykës së shpellës nën një akullnajë, ndërsa një nga personat që po e shoqëronte i kërkon të bëjë kujdes.
Papritur “çatia” e akullit u shemb dhe një pjesë e madhe ra mbi turistin. Grupet e kërkim-shpëtimit u njoftuan, por derisa ata arritën, turisti kishte ndërruar jetë.
Vendi ku ndodhi ngjarja është pjesë e Parkut Kombëtar, “Tierra del Fuego”./A2CNN
Parashikimi i motit për sot
Ekstradohen nga Italia dhe Gjermania në Kosovë, një grua dhe...
Franca thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet në Izrael, K...
Rizvanolli kërkon rritje të masave të sigurisë, pas vdekjes ...
“Na ke bërë krenarë”, Hygerta surprizohet nga nëna për final...
Begaj: Nuk është e drejtë që Kosova ka mbetur larg proceseve...