Trupi i gazetarit francez Frédéric Leclerc-Imhoff, i cili u vra më 30 maj pasi u godit nga predhat pranë Severodonetsk ka mbërritur në Francë. Ishte ora rreth 3 e mëngjesit kur avioni që mbante trupin e pajetë u ul në aeroportin Le Bourget nga Kievi, sipas BBC.
Prindërit, partnerja e Leclerc-Imhoff, disa nga të afërmit e tij dhe Ministrja e Kulturës e Francës, Rima Abdul-Malak, ishin të gjithë të pranishëm. Prezentë ishin gjithashtu edhe zyrtarë nga kanali televiziv francez BFMTV, ku Leclerc-Imhoff kishte punuar për gjashtë vite.
Homazhet për gazetarin dhe kameramanin do të mbahen në Paris rreth orës 18:30 të së premtes, sipas mediave franceze. Raportet fillestare sugjeruan se Leclerc-Imhoff, 32 vjeç, mori një plagë vdekjeprurëse në qafë pasi u godit nga një predhë.
Ai po raportonte për evakuimin e civilëve në Ukrainën lindore në momentin e sulmit./abcnews.al/
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rivarroset ne...