Trupat ukrainase u përshëndetën të premten nga banorë të lumtur në qendër të Khersonit pasi Rusia braktisi të vetmin kryeqytet rajonal që kishte pushtuar që kur filloi agresionin ndaj vendit fqinj në shkurt.
Rusia tha se ishte tërhequr të premten nga qyteti strategjik, pa humbur asnjë ushtar, ndërsa Kievi përshkroi një largim kaotik të ushtarëve rusë që braktisën uniformat ndërsa një pjesë u mbytën teksa përpiqeshin të iknin.
Teksa forcat ukrainase përparuan me shpejtësi duke detyruar një prej tërheqjeve më të shpejta dhe poshtëruese të forcave ruse, banorët e zonës dolën nga vendet ku ishin fshehur për muaj të tërë duke treguar se trupat ruse kishin vrarë banorë dhe kishin plaçkitur shtëpitë.
Më herët, ministria e Mbrojtjes së Rusisë tha se kishte përfunduar tërheqjen e saj nga bregu perëndimor i lumit Dnipro, ku shtrihet Khersoni./voa/
Tronditet Holanda, Simons humbet Botërorin
Vrasja e dyfishtë në Lezhë, identifikohen 2 automjete të për...
Behrami kërkon raportim të Trendafilovës në komisionin për t...
Rama mbledh kabinetin qeveritar dhe Grupin Parlamentar të PS...
Sot nis gjyqi në themel, Meta kërkon që gjithçka të transmet...
Shpëtohet e moshuara në Vlorë, tentoi të hidhej nga ballkoni...