Presidenti amerikan Donald Trump ka lavdëruar liderin kinez Xi Jinpping, një kontrast i theksuar me komentet e tij të mëparshme ndaj Kinës mbi çështjen e Koresë së Veriut dhe tregtisë.
Por ai gjithashtu i kërkoi zotit Xi të “punojë shumë” për të bindur Korenë e Veriut të heqë dorë nga programi bërthamor, transmeton portali arbresh.info
Në suficitin tregtar të Kinës, Trump befasoi shumë kur tha se nuk fajëson Kinën për përfitimin.
Kina ka thënë se do të ulë barrierat e hyrjes në treg për disa sektorë.
Presidenti amerikan po fliste në Pekin, gjatë një vizite shtetërore.
Ai është në kryeqytetin kinez, si pjesë e turneut të tij të pesë shteteve në Azi. Të dy udhëheqësit zhvilluan bisedime më herët të enjten pas një mirëpritjeje të madhe për Trump./arbresh.info/
Bisedimet në Downing Street, Starmer siguron Zelenskyn për m...
Vazhdon “saga” Salah-Liverpool, egjiptiani nuk f...
Aksion i Doganës, zbulohet barnatore me barna ilegale
OEK dorëzon kallëzimin penal ndaj ZRrE-së për dëmtim të bizn...
Konstituohet Këshilli Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënës...
Guardiola: Foden është i jashtëzakonshëm