Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar për tarifat shtesë prej 10% ndaj produkteve kineze që do të nisin nga 1 shtatori.
Ky veprim është një nga të fundit në përshkallëzimin e luftës tregtare mes dy shteteve, transmeton portali arbresh.info.
Vendimi i presidentit erdhi pasi në raundin e fundit të bisedimeve dypalëshe u tregua një shenjë e vogël e mundësisë së tejkalimit të situatës.
Investitorët reaguan ndaj lajmit druajtje. Në Wall Street, aksionet e Dow Jones ranë ndjeshëm me rreth 1 për qind.
Trump shkroi se tarifat do të zbatoheshin për “300 miliardë dollarët e mbetur të mallrave dhe produkteve që vinin nga Kina në vendin tonë”.
Ai kritikoi gjithashtu Kinën për mosrespektimin e premtimeve për të blerë më shumë produkte bujqësore në SHBA dhe sulmoi Presidentin Kinez Xi Jinping për dështimin për të bërë më shumë për të frenuar shitjet e fentanilit sintetik të opioidit.
Taksa e re ka të ngjarë të ndikojë në një gamë të gjerë të mallrave, nga telefonat inteligjentë deri tek veshjet e fëmijëve./arbresh.info/
Voton Konjufca: Kosova ka ndërtuar traditë demokratike, qyte...
KQZ: Deri në orën 11:00 votuan 8.29% e qytetarëve
Voton Hamza: Sot vendosim për 4 vitet e ardhshme të Kosovës
Abdixhiku: Pres pjesëmarrje masive të popullit të Kosovës
Ambasadori britanik viziton KQZ-në: Tani i takon popullit të...
Voton Vjosa Osmani: Dilni dhe votoni me bindjen tuaj, me shp...