Presidenti amerikan Donald Trump, po vazhdon fjalimin e tij në Davos, në forumin ekonomik, ku po iu drejtohet liderëve botërorë.
Në fjalimin e tij, ai foli pak edhe për Venezuelën, duke parashikuar se ky vend do të shkojë “jashtëzakonisht mirë” nën kontrollin e SHBA-së pas rrëzimit të ish-presidentit Nicolas Maduro, raporton Reuters.
“Venezuela do të fitojë më shumë para në gjashtë muajt e ardhshëm sesa ka fituar në 20 vitet e fundit. Çdo kompani e madhe nafte po bashkëpunon me ne. Është e mahnitshme”, tha ai.
Ai vlerësoi administratën e drejtuar nga presidentja e përkohshme Delcy Rodriguez, duke thënë se ajo kishte bashkëpunuar mirë me autoritetet amerikane.
Psikologu thotë se fëmijët më të suksesshëm kanë pesë tipare
Çfarë mund të na mësojë një chatbot për të dëgjuar veten
Ec pak, jeto më gjatë – ja çfarë thotë shkenca
I njëjti virus, pasoja krejt të ndryshme: Ja pse disa sëmure...
E konfirmon Kremlini, Witkoff dhe Putin do të takohen nesër
Hamza thotë se PDK do të shkojë në zgjedhje të brendshme kët...