Trump thotë se nuk i ka incizuar bisedat me ish-drejtorin Comey

FILE PHOTO: U.S. President Donald Trump (L) speaks in Ypilanti Township, Michigan March 15, 2017 and FBI Director James Comey testifies before a Senate Judiciary Committee hearing in Washington, D.C., May 3, 2017 in a combination of file photos. REUTERS/Jonathan Ernst/Kevin Lamarque/File Photo

19:43 | 22 Qershor 2017
Arbresh.info

Presidenti amerikan, Donald Trump, thotë se “nuk ka bërë” dhe nuk ka asnjë incizim të bisdimeve të tij private me ish-drejtorin e agjencisë FBI, James Comey, të cilin ai e ka shkarkuar.

Mëtutje, në rrjetin Twitter, zoti Trump tha se “nuk ka ide” nëse “shirita” ose incizime të tjera ekzistojnë.

Donald Trump i pat konetstuar vlerësimet e zotit Comey se Trump ka kërkuar nga Comey për të shprehur lojalitet gjatë një dreke të tyre.

Kur ishte publikuar deklarata e zotit Comey, Trump pat shkruar në Twitter se Comey “do të ishte mirë që të shpresonte se nuk ekzistojnë shirita të bisedimeve tona para se ai të filloj rrjedhjet në shtyp”.

Sipas një legjislacioni të miratuar pas aferës Watergate, incizimet presidenciale i takojnë popullit dhe eventualisht mund të bëhen publike, raporton agjencia AP nga Uashingtoni. Shkatërrimi i tyre do të ishte krim.

Një komitet i Dhomës Përfaqësuese, që po zjhvillon hetime për përzierjen ruse në zgjedhjet amerikane të vitit të kaluar, e ka caktuar afatin deri nesër që Shtëpia e Bardhë t’i dorëzoj çfarëdo shiritash.

Shpërndaje në rrjete sociale