Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se do të ishte gjë e mençur nëse presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro largohet nga pushteti.
Ai ka thënë mes tjerash se Shtetet e Bashkuara ka mundësi se do ta mbajnë ose shesin naftën që e kanë konfiskuar nga brigjet e Venezuelës në javët e fundit.
Fushata amerikane e presionit ndaj Maduros përfshin rritje të prezencës ushtarake në rajon dhe dhjetëra sulme ushtarake që janë kryer në anijet që dyshohet se kanë trafikuar drogë në Oqeanin Paqësor dhe Detin e Karaibeve.
Të paktën 100 persona raportohet të jenë vrarë në sulme.
I pyetur nëse qëllimi ishte rrëzimi i Maduros prej pushtetit, Trump u ka thënë gazetarëve se “ndoshta edhe mund të jetë”.
“I takon atij të vendosë çfarë dëshiron të bëjë. Mendoj se do të ishte gjë e mençur nëse do të vepronte ashtu. Por sërish, do ta shohim”.
Përveç sulmeve, Trump ka prezantuar paraprakisht “bllokadë” për të gjitha cisternat e naftës që janë hyjnë dhe dalin prej Venezuelës.
Në fundjavë, Garda Kufitare e Shteteve të Bashkuara i ka shkuar mbrapa një cisterne nafte në ujërat ndërkombëtare, çka përbën operacionin e dytë të tillë në ditët e fundit dhe të tretin brenda dy javëve.
“Ndoshta do ta shesim, ndoshta do ta mbajmë”, ka thënë Trump kur është pyetur se çfarë do të ndodhë me naftën e konfiskuar.
Administrata e Trumpit e akuzon Venezuelën se përdor të hyrat nga shitja e naftës për të financuar krime të lidhura me drogën, ndërsa Karakasi hedh poshtë gjithçka./rel
Statuja e Adem Jasharit vendoset në oborrin e një shkolle në...
Përditësohen vlerat e skuadrave të Superligës në Transfermar...
Zbardhen dokumente të tjera, Trumpi udhëtoi të paktën 8 herë...
KQZ: Në natën e ndërrimit të moteve nuk do të ketë numërim v...
Shemi i ‘Ilirëve’ varroset nesër në varrezat në Arbëri në Pr...
Larry Thomas largohet nga Ylli