Presidenti amerikan Donald Trump ka marrë pjesë në një ceremoni dhënieje medaljesh në Zyrën Ovale, por ka filluar duke folur për përpjekjet e vazhdueshme për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
“Mendoj se jemi më afër se kurrë më parë tani”, tha ai, transmeton Telegrafi.
“Patëm një bisedë shumë të mirë një orë më parë me udhëheqësit evropianë që përfshinin luftën me Rusinë dhe Ukrainën. Patëm një diskutim shumë të mirë, gjërat duket se po shkojnë mirë, por e kemi thënë këtë për një kohë të gjatë”, shtoi ai.
Presidenti amerikan u pyet nëse ka folur kohët e fundit me Vladimir Putinin.
“Po, kam folur”, përgjigjet Trump, pa dhënë më shumë detaje.
Ai vazhdon të thotë se gjërat kanë “shkuar mjaft mirë”.
“Po kemi mbështetje të jashtëzakonshme nga udhëheqësit evropianë, edhe ata duan ta përfundojnë”, shtoi ai.
“Në këtë moment, Rusia dëshiron ta përfundojnë. Problemi është se të gjithë duan ta përfundojnë dhe pastaj papritmas nuk do ta bëjnë. Duhet t’i bëjmë të gjithë të kuptojnë, por mendoj se kjo po funksionon një bisedë shumë e mirë”, tha për fund.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...