Siria kritikoi sot Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, i cili tha se kishte në plan të “eliminonte” presidentin sirian, Bashar al-Assad, duke vlerësuar se Shtetet e Bashkuara janë një vend i “grabitësve dhe paligjshmërisë”.
Trump tha të martën se kishte planifikuar ta “eliminojë” Asadin në vitin 2017, por u kundërshtua nga sekretari i atëhershëm i Mbrojtjes, Jim Mattis, raporton CNN.
“Deklaratat e presidentit amerikan (…) tregojnë qartë nivelin (…) e lëvizjeve të pamatura politike” të Shteteve të Bashkuara, vlerësoi të martën Ministria Siriane e Punëve të Jashtme.
“Rrëfimi i Trumpit konfirmon se Shtetet e Bashkuara janë një qeveri banditësh dhe të paligjshëm, e cila përdor të njëjtat metoda si organizatat terroriste, domethënë vrasjet dhe likuidimet”, shtoi ministria.
Trump pohoi në shtator të vitit 2018 se kurrë nuk e përmendi vrasjen e mundshme të Asadit te shefi i Pentagonit. Në Prill të 2017, Trump urdhëroi bombardimin e një baze ushtarake siriane, ku u vranë më shumë se 80 civilë. /Telegrafi/
Lëndimi i Medon Berishës nuk është shumë serioz, mësohet kur...
Zelensky njofton: Ukraina heq dorë nga anëtarësimi në NATO
“Mjera ti me kë je merr, coftinë” – Fjolla dhe Edi debatojnë...
Ballkani në margjina, Ballkani në qendër: Si e sheh SHBA-ja ...
Berisha paralajmëron protesta masive: Më 22 dhjetor nisim be...
Ish-hulumtuesja e Hagës: Specialja nuk duhej të ishte bërë r...