
President Donald Trump speaks about the coronavirus in the Rose Garden of the White House, Friday, May 15, 2020, in Washington. - Copyright AP Photo/Alex Brandon
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara nuk do të mbyllen nëse ky vend goditet nga një valë e dytë e coronavirusit, shkruan CBS.
“Do të tentojmë të fikim zjarrin. Pavarësisht nëse bëhet fjalë për shkëndi apo zjarr, por nuk do ta mbyllin vendin”, ka deklaruar Trump gjatë vizitës që i bëri fabrikës së Fordit në Michigan, transmeton Telegrafi.
Kohë më parë Trump pati deklaruar se pandemia e coronavirusi mund të godet “aty-këtu”, por gjatë verës do të zhduket plotësisht.
Megjithatë, ekspertët shëndetësorë përfshirë edhe ata nga administrata e Trumpit, pretendojnë se sipas gjitha gjasave përhapja e coronavirusit do të vazhdojë edhe gjatë vjeshtës e dimrit, ku lufta do të jetë edhe më e vështirë kur fillon sezoni i gripave.
Drejtori i Institutit për Alergji dhe Sëmundje Infektive dhe njëherit anëtar i shtabit të krizave në Shtëpinë e Bardhë, Anthony Fauci, ka deklaruar për Washington Post, se nuk ka dyshim se do të ketë valë të dytë të epidemisë.
Laporta dorëzon mbi 8 mijë nënshkrime dhe premton epokë të r...
SHBA-ja lëshon alarmin e sigurisë, paralajmëron qytetarët e ...
Hamza: Po që se do vinte një kandidat i familjes Jashari, 22...
Sulmi ndaj gazetarit Pacolli, Prokuroria: Po zhvillohen heti...
Dy të rinj nga Mitrovica humbin jetën në Itali, Peci ngushël...
Godet Ylli, transferon Donatas Sabeckis