Presidenti Donald Trump shpalli të mërkurën lëvizjen Houthi të Jemenit, të njohur zyrtarisht si Ansar Allah si “organizatë e huaj terroriste”, njoftoi Shtëpia e Bardhë nëpërmjet një deklarate.
Vendimi imponon dënime më të ashpra nga sa kishte zbatuar administrata Biden për grupin e lidhur me Iranin, si përgjigje ndaj sulmeve të tij ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq, si dhe kundër anijeve luftarake amerikane që mbrojnë këtë korridor jetik detar.
“Aktivitetet e grupit Houthi kërcënojnë sigurinë e civilëve dhe personelit amerikan në Lindjen e Mesme, sigurinë e partnerëve tanë më të afërt rajonalë dhe stabilitetin e tregtisë globale detare”, thuhej në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.
Shtetet e Bashkuara vijon më tej deklarata, do të punojnë me partnerët rajonalë “për të eliminuar aftësitë dhe operacionet e Ansar Allah-ut, për t’i bllokuar atij burimet dhe në këtë mënyrë për t’i dhënë fund sulmeve të tij ndaj personelit ushtarak dhe civilëve amerikanë, partnerëve të SHBA-së dhe anijeve në Detin e Kuq”./euronews
Kishin urdhërarrest aktiv, kapen të dyshuarit nga policia në...
The Geopost: Policia sekuestron 156 kilogramë eksploziv në Z...
Kurti bashkëbisedoi me studentë ndërkombëtarë të programit e...
Sulmi me molotovë ndaj Kryeministrisë në Shqipëri, lëndohen ...
Manchester City rikthehet te fitorja
Bisedimet trepalëshe në Abu Dabi përfunduan pa marrëveshje