Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që vendos tarifa më të larta për dhjetëra vende anembanë botës për të “ristrukturuar tregtinë globale në dobi të punëtorëve amerikanë”, njoftoi Shtëpia e Bardhë.
Tarifat e reja variojnë nga 10 deri në 41 përqind, me tarifën më të lartë për Sirinë. Bashkimi Evropian, Japonia dhe Koreja e Jugut do t’i nënshtrohen tarifave prej 15 përqind. Serbia do të përballet me tarifa prej 35 përqind dhe Bosnja dhe Hercegovina prej 30 përqind, transmeton Klankosova.
Shtëpia e Bardhë tha se tarifat synojnë “ristrukturimin e tregtisë globale në dobi të punëtorëve amerikanë” dhe do të hyjnë në fuqi më 7 gusht, jo më 1 gusht siç ishte njoftuar më parë. Tarifat për mallrat kanadeze po rriten nga 25 në 35 përqind, por ato do të hyjnë në fuqi të premten.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...