Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka reaguar lidhur me aksidentin ajror tragjik që ndodhi në Indi, ku një avion i kompanisë Air India me 242 persona në bord u rrëzua dhe shpërtheu në flakë, pak minuta pas ngritjes nga aeroporti i Ahmedabadit.
Në një deklaratë publike, Trump e cilësoi ngjarjen si “të tmerrshme” dhe shprehu gatishmërinë e SHBA-së për të ndihmuar autoritetet indiane. “Askush nuk kishte idenë se çfarë ndodhi, në fillim dukej se fluturonte mirë”, deklaroi fillimisht presidenti amerikan.
Më tej, ai shtoi: “Besoj se është një nga aksidentet më të këqija në historinë e aviacionit.”
Trump shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave dhe premtoi mbështetje amerikane për operacionet e kërkim-shpëtimit dhe hetimet nëse kjo do të kërkohet nga pala indiane.
Ai theksoi se SHBA qëndron pranë Indisë në këtë moment të vështirë, duke shprehur solidaritet ndërkombëtar pas tragjedisë./euronews.al
Vranësira dhe temperatura deri në 21°C, parashikimi i motit ...
Seancë për sulmin në Banjskë, sot jepen fjalët përfundimtare...
Kryesia e Kuvendit mblidhet sot, shqyrtohet agjenda e seancë...
Çmimet e naftës rriten pasi Trump thotë se një anije iranian...
Kurti dhe Abdixhiku takohen sot sërish për çështjen e presid...
Kurti sot me mëngjes i mbledh ministrat