Presidenti amerikan, Donald Trump, pritet të marrë një tjetër vendim shokues me qëllim për frenimin e emigrantëve të paligjshëm që duan të hyjnë në Shtetet e Bashkuara.
Propozimi i ri që është duke u shqyrtuar nga Departamenti i Sigurisë ka për qëllim të ndajë nënat nga fëmijët, që tentojnë të hyjnë në vend, transmeton portali arbresh.info.
Sipas këtij propozimi nënat që arretohen duke kaluar kufirin bashkë me fëmijë do të burgosen, ndërsa fëmijët do të merren në kujdestarinë e shtetit, deri në seancat dëgjimore për azil.
Që nga 1 tetori i vitit të kaluar, e deri me 31 janar të këtij viti, rreth 54 mijë fëmijë dhe nëna janë kapur duke kaluar kufirin ilegalisht./Arbresh.info
Haxhiu ia tërheq vërejtjen Haradinajt: Kujdes me gjuhën, mos...
Haradinaj i ashpër në Kuvend: Në energji kryehajni është Kur...
Komandanti i FSK-së e pret në vizitë zyrtare Agjutantin e Pë...
Kredia 90 miliardëshe për Ukrainën, BE-ja optimiste për vend...
Kombëtarja e Kosovës tek vajzat me ngritje historike në rang...
Deputetja Ymeri kritikon rritjen e çmimit të energjisë elekt...