Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se po ushtron presion të madh mbi Rusinë dhe Ukrainën për t’i detyruar ato të arrijnë një marrëveshje paqeje.
“Ne jemi njerëz të mirë, por po përdorim shumë presion ndaj të dyve – Zelenskyt dhe Putinit,” tha Trump, raporton BBC.
Ai theksoi se nuk i sheh sulmet e fundit gjatë natës në Kiev si një pengesë për procesin e paqes.
Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se “kjo luftë është e pafund” dhe e përshkroi sulmin me raketa ndaj kryeqytetit të Ukrainës si “të tmerrshëm”.
Ndërkohë, gjatë një takimi në Zyrën Ovale me kryeministrin e Norvegjisë, Jonas Gahr Støre, Trump theksoi përpjekjet e tij për të ndihmuar në ndaljen e luftës në Ukrainë.
Nga ana tjetër, kryeministri norvegjez nënvizoi se të dyja palët duhet të përpiqen seriozisht për një marrëveshje paqeje, duke shtuar se “Ukraina është ende nën sulm.”
Kur u pyet nga një gazetar se çfarë ka ofruar Rusia deri më tani në këtë drejtim, Trump u përgjigj: “Ndalimin e luftës!”
“Të ndalosh marrjen e të gjithë vendit – është një koncesion mjaft i madh,” shtoi ai./rtk
Sulmet ruse në Ukrainë, mbledhje urgjentisht KS i OKB-së
Picula: Me këngë çetnike dhe “botën serbe”, Serbia mund ta h...
Dy familje në Fushë Kosovë mbesin pa strehim pas vërshimeve,...
Aeroporti i Vlorës/ Pacolli kërkon ndërhyrjen e Ballukut dhe...
Bora fiton në Prizren
Dy këmbësorë të lënduar në një aksident trafiku në Prishtinë