Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, e quajti pushtimin rus të Ukrainës “një mizori që nuk duhej lejuar kurrë të ndodhte”, por fajësoi administratën e Presidentit Biden.
Në fjalët e tij në Konferencën e Veprimit Politik Konservator në Orlando, Trump ka parashikuar se në Europë “do të shpërthejë një luftë e madhe”, transmeton portal arbresh.info
Trump, i cili tashmë ka mbështetur mbi 120 kandidatë vendorë dhe federalë republikanë në zgjedhjet afatmesme të 2022-shit, bëri gjithashtu një sugjerim të fortë se ai do të kandidojë për president në vitin 2024.
“[Demokratët] do të zbulojnë rrugën e vështirë duke filluar nga 8 nëntori, dhe pastaj përsëri edhe më shumë në nëntor 2024. Ata do ta zbulojnë si kurrë më parë. Ne e bëmë atë dy herë. Ne do ta bëjmë përsëri. Ne do të do ta bëj përsëri për herë të tretë”, tha Trump.
Trump e ka quajtur Presidentin rus, Vladimir Putin, “të zgjuar”, para 5 mijë personave të pranishëm.
“Problemi nuk është se Putini është i zgjuar, që sigurisht ai është i zgjuar, por problemi i vërtetë është se udhëheqësit tanë janë memecë”, tha Trump para turmës.
Trump gjithashtu ka lavdëruar Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, të cilin e quajti “ burrë trim”./arbresh.info/
Abdixhiku: Nëse s’ka zgjidhje për presidentin brenda 3 javës...
Zgjedhja e presidentit, nis takimi i Kurtit me Abdixhikun
Raportohet se një burrë nga Kosova ka vrarë ish-gruan në Aus...
Gashi: Sigurimi Shëndetësor të jetë prioritet për reduktimin...
SHBA-ja, Irani dhe ndërmjetësit diskutojnë për një armëpushi...
SHBA kërkon 152 milionë dollarë për rihapjen e Alcatrazit