Presidenti amerikan, Donald Trump pohoi sot në ditën e 21-ë të “shutdown” që ka mbyllur një pjesë të administratave federale, se nuk do të shpalltë kaq shpejt procedurën e emergjencës kombëtare, që do t’i jepte kompetenca të jashtëzakonshme.
“Zgjidhja më e lehtë për mua është të shpall emergjencë kombëtare, por nuk do ta bëj kaq shpejt, pasi është Kongresi që do të bëjë një veprim të tillë”, deklaroi Trump gjatë një tryeze ku u diskutua për sigurinë në kufijtë.
Asnjë kompromis nuk duket se është i afërt mes demokratëve dhe presidentit republikan, i cili kërkon të financohet me 5,7 miliardë dollarë ndërtimi i murit me Meksikën, për të bllokuar emigracionin në kufirin.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...