Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, tha të shtunën se po i rriste tarifat ndaj Kanadasë me 10% shtesë, vetëm dy ditë pasi përfundoi bisedimet tregtare me Ottaëan për shkak të asaj që Trumpi e quajti një reklamë mashtruese.
Trump njoftoi tarifat më të larta në një postim në Truth Social të shtunën, duke iu referuar një reklame të transmetuar nga qeveria e provincës kanadeze Ontario që paraqiste një video të presidentit të ndjerë Ronald Reagan, një ikonë republikane, duke thënë se tarifat shkaktojnë luftëra tregtare dhe katastrofë ekonomike.
Kryeministri kanadez Mark Carney tha të premten se Kanadaja ishte e gatshme të rifillonte bisedimet tregtare me Shtetet e Bashkuara.
Departamenti i Tregtisë i ShBA-së, Shtëpia e Bardhë dhe zyra e Carney-t nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për deklarim, shkruan Reuters
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë që sulmo...
Ademi pret delegacionin turk para ndeshjes finale
Ylli ia beson detyrën e trajnerit Endrit Elshanit deri në fu...
Shpërthejnë polekimat në Bosnje, ‘spiuni’ italian shfaqet në...
Kandiq për ekspozitën: Është problematike që të paraqitet se...
Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës pë...