Kandidati republikan për president Donald Trump tha se, nëse fiton zgjedhjet, ai do të emërojë miliarderin Elon Musk dhe avokatin dhe ish-kandidatin e pavarur presidencial Robert F. Kennedy Jr.
Trump, i cili e njoftoi këtë në një intervistë me gazetarin Tucker Carlson, nuk specifikoi se çfarë pozicionesh do të mbanin Musk dhe Kennedy Jr..
Musk e mbështeti hapur Trumpin, ndërsa Kennedy Jr hoqi dorë nga kandidatura e tij presidenciale dhe mbështeti ish-presidentin.
Intervista u mbajt në Arizona, një shtet kyç që Trump e humbi në zgjedhjet e mëparshme, por në të cilin, sipas sondazheve të fundit, ai ka një avantazh të lehtë.
Ai theksoi se zgjedhjet do t’i humbasë vetëm nëse ka “mashtrim” dhe paralajmëroi mbështetësit e tij të kenë kujdes.
Zgjedhjet presidenciale në Amerikë do të mbahen të martën më 5 nëntor./abcnews.al
Intervistohet dhe lirohet nga Policia profesori që eksperime...
Princi Harry vizitë në Kiev, kërkon nga Putini të ndalë luft...
BE-ja miraton zyrtarisht kredinë për Ukrainën dhe paketën e ...
Kuvendi nesër mban dy seanca
Mbahet seanca ndaj të akuzuarës për spiunazh Jelena Gjukanov...
Sonte Trepça-Peja, përballje e zjarrtë në gjysmëfinale të pl...