Kandidati republikan për president dhe ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha sot se do të mbush rezervat strategjike të naftës së Amerikës nëse zgjidhet për një mandat tjetër në Shtëpinë e Bardhë në nëntor.
“Unë kam rimbushur rezervat në nivele që nuk i kanë parë kurrë më parë. Ne duhet të rimbushim rezervat strategjike menjëherë,” tha ai në një intervistë për Fox News.
Administrata e presidentit aktual demokrat Joe Biden rriti blerjet e naftës së papërpunuar këtë verë për të rimbushur rezervat strategjike pas një shitjeje historike në vitin 2022, pas pushtimit rus të Ukrainës./abcnews.al
Dua Lipa publikon fotografi me albumin që BimBimma ia dërgoi...
Kurti u kërkon mobilizim mbështetësve në Obiliq: Votat s’na ...
Çfarë u ndodh veshkave kur jeni të dehidratuar?
U nominua nga Trump si ambasador në Shqipëri, Eric Wendt rap...
Kurti: Njohja nga SHBA e AKK-së, dëshmi e ngritjes së standa...
Trump sërish rithekson: Xi Jinping më premtoi se Kina nuk do...