Presidenti amerikan Donald Trump vazhdon të mos e pranojë humbjen ndaj rivalit të tij Demokrat, Joe Biden.
Ai thotë sërish se do të fitojë, kjo pasi që ka nisur betejë ligjore në katër shtetet kyçe që edhe ia mundësuan Bidenit 270 votat elektorale, transmeton portali arbresh.info
“Ne do të fitojmë”, shkruan Trump në rrjete sociale.
Zëdhënësja e presidentit Donald Trump është zotuar për betejë ligjore për të kundërshtuar fitoren e Joe Biden dhe thotë se vetëm sa ka filluar.
“Këto zgjedhje nuk janë kryer”, tha sekretarja për shtyp e Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany. “Larg prej saj”, transmeton portali arbresh.info
Ajo bëri një mori akuzash për korrupsion zgjedhor, megjithëse nuk ka dalë asnjë provë e mashtrimit sistematik që mund të ketë ndikuar në rezultat./arbresh.info/
Vdekja e Ali Khameneit, Irani shpall 40 ditë zie
Sulmuan fizikisht një kosovar në Leposaviq, arrestohen dy sh...
Kontrabandim me migrantë në Vërmicë, ndalohet një shtetas i ...
Vrasje në tentativë në Gjilan, 7 persona përfshihen në përle...
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 22-të: Ballkani pr...
Temperaturat deri në 20 gradë në Shqipëri