Trump ndërpret marrëdhëniet e SHBA-së me OBSH-në

U.S. President Donald Trump speaks during a news conference in the Rose Garden of the White House in Washington D.C., U.S. on Tuesday, April 14, 2020. Trump said he instructed his administration to temporarily halt funding to the World Health Organization, following up his claims that the international body has failed to share information about the coronavirus pandemic. Photographer: Stefani Reynolds/CNP/Bloomberg

07:24 | 30 Maj 2020
Arbresh.info

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se Uashingtoni i ka përfunduar marrëdhëniet e tij me Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Trump tha se OBSH-ja, agjenci e Kombeve të Bashkuara, ka dështuar t’i bëjë reformat “e kërkuara dhe shumë të nevojshme”, pas shqetësimeve të SHBA-së për mënyrën se si e ka trajtuar pandeminë e koronavirusit.

Në muajin prill, Trump i ka ndërprerë fondet për OBSH-në, duke e akuzuar atë për fshehje të përhapjes së koronavirusit, pasi është shfaqur në Kinë, në muajin dhjetor.

Trump tha të premten se SHBA-ja “do t’i ndajë këto fonde për nevoja të tjera urgjente në botë”.

Ai tha se Kina ka kontroll të plotë mbi OBSH-në, edhe pse ajo paguan vetëm një pjesë të fondeve që ka dhënë SHBA-ja deri më tash.

Udhëheqësi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka thënë se agjencia e tij nuk ka fshehur informacione për koronavirusin për asnjë vend.

Ai ka thënë se OBSH-ja “e ka lëshuar herët alarmin” për koronavirus, porse trajtimi i pandemisë do të hetohet në mënyrë të pavarur./REL/

Shpërndaje në rrjete sociale