Presidenti amerikan Donald Trump, pritet të zbulojë masa të reja mbi emigracionin në mënyrë që të sigurojë amerikanët se nuk ka tejkaluar autoritetin e tij me ndalimin e udhëtimit.
Ndalimi i udhëtimit të Trump është pezulluar nga një gjykatë federale e apelit dhe për këtë Trump është “duke marrë parasysh dhe duke ndjekur të gjitha mundësitë”, tha ndihmësi i presidentit Stephen Miller për “Fox News të dielën.
Shtëpia e Bardhë do të mund të paraqesë ankesë të menjëhershme në Gjykatën Supreme, ose të lëshojë një urdhër të ri ekzekutiv. Mundësia e fundit u hodh nga vetë Trump të premten.
“Jemi duke menduar të ndërmarrim veprime shtesë për të siguruar që imigracioni nuk është një mjet për pranimin e njerëzve në vendin tonë që janë armiqësorë ndaj kombit dhe vlerave të tij”, i tha Miller NBC-së.
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron