Presidenti amerikan Donald Trump ka lavdëruar sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, për faktin se ka bërë që aleanca të ndërmarrë hapa përpara.
Trump thotë se me Rutten e ndajnë të njëjtin qëllim.
“NATO po ecën përpara falë këtij njeriu. Ky njeri është një njeri që di vetëm si të ecë përpara. Dhe ne kemi të njëjtin qëllim në mendje. Ne duam që lufta të përfundojë dhe ai po bën punën e tij. Ai di vetëm si të bëjë një punë të mirë. Kjo është një gjë. Kjo është arsyeja pse unë luftova që ai të merrte atë pozitë, sepse kishte disa kandidatë të tjerë që, po ju them, nuk do ta kishin bërë një punë shumë të mirë”, thotë Trump.
Teksa, Trump i bën komplimente, Rutte bëri shaka duke thënë se do t’i duhet një regjistrim i këtyre fjalëve për arkivin e familjes së tij.
Kujtojmë se Rutte ditë më parë vizitoi Kosovën, ku edhe u prit nga krerët e shtetit.
A do ta ftojë Driloni, Sarën në meçin e tij?
Liderët botërorë bëjnë thirrje për diplomaci dhe ulje tensio...
Ministria iraniane e Shëndetësisë: 224 persona të vrarë nga ...
Macron shpreson se konflikti Iran-Izrael do të ‘qetësohet’ n...
Humbi kontrollin mbi ‘Jet Ski’, shtetasi belg përfundon në s...
Konflikti Izrael-Iran, Kallas thërret takim me ministrat e j...