Google ADS

Trump me koment racist kundër senatores Demokrate

14:23 | 3 Nëntor 2017
Arbresh.info

Donald Trump ka përsëritur edhe një herë sharjen e preferuar politike, duke iu referuar senatores Demokrate Elizabeth Warren si “Pocahontas” në lidhje me prejardhjen e saj indigjene.

Presidenti i referohet rregullisht znj. Warren duke përdorur termin racist qysh në kohën e fushatës, para se të fitonte presidencën pothuajse një vit më parë, transmeton portali arbresh.info

Ai më parë ka thënë se është penduar për përdorimin e termit. Në një intervistë me Fox News në qershor të vitit 2016, ai tha: “Më vjen keq që e quaj Pocahontas, sepse mendoj se kjo është një ofendim i madh për Pocahontas.

“Pra, Pocahontas, unë do të doja të kërkoj falje nga ti”.

Në një post në Twitter të premten, z. Trump tha: “Pocahontas vetëm sa deklaroi se Demokratët, të udhëhequr nga legjenda Hillary Clinton, i manipuluan zgjedhjet! Shkojmë FBI dhe Departamenti i Drejtësisë!

https://twitter.com/realDonaldTrump/status/926417546038923264?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=http%3A%2F%2Fwww.independent.co.uk%2Fnews%2Fworld%2Famericas%2Fus-politics%2Fdonald-trump-pocahontas-elizabeth-warren-senator-racist-slur-tweet-twitter-democrat-native-american-a8035401.html

Komenti i z. Trump vjen pasi zonja Warren tha se ishte dakord me një raport të mëparshëm që zonja Clinton kontrolloi aspektet e infrastrukturës së Partisë Demokratike në avantazhin e saj përpara primarëve presidencialë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme