Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në intervistën e tij të fundit për Politico, ka folur me tone shumë pozitive për Presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan. Duke u ndalur te marrëdhëniet mes dy vendeve dhe bashkëpunimi personal mes tyre, Trump vlerësoi lart rolin dhe udhëheqjen e Erdoganit.
“Erdogani është miku im, ai është një njeri shumë i fortë. E dua shumë. Ai ka ndërtuar një vend të fortë dhe një ushtri të fortë gjatë viteve”, u shpreh Trump.
Ai shtoi se shpeshherë ndërmjetësimi i tij kërkohet nga udhëheqës të tjerë kur kanë vështirësi në komunikim me Presidentin turk.
“Sa herë që dikush ka një problem me të, më kërkon t’i telefonoj sepse nuk mund të flasin me të. Ai është një njeri shumë i ashpër. Ne gjithmonë gjejmë zgjidhje dhe i zgjidhim shumë shpejt. Ai është shumë ndryshe nga udhëheqësit e tjerë”, deklaroi më tej ish-presidenti amerikan.
Në intervistë, Trump dha edhe vlerësime të gjera mbi zhvillimet globale, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunëve strategjike dhe marrëdhënieve të forta ndërkombëtare.
Gjyqtarët kërkuan rritje rrogash, reagon Rama: Duan të marri...
Dosja e Prokurorisë për sulmin në Ibër Lepenc: Të akuzuarit ...
Thomas Brdarić emërohet trajner i ri i Drenicës
Zvicra do të përshtatë rregullat e hyrjes për individë të ca...
Inflacioni u rrit në 2,1% në muajin nëntor
Shqiptari shpallet në kërkim nga Gjermania, akuzohet për the...